Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diplomati britanik: Fuqinë reale në UÇK e kishin komandantët e zonave

 
   

Diplomati britanik John Duncan tha se e ka kuptuar që fuqinë reale në UÇK e kishin komandantët e zonave.

“Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët rajonal dhe kjo na u konfirmua kur u takuam me gjeneralin Agim Çeku në fillim të negocimit e marrëveshjes”, tha Duncan duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit përmes avokates, Nina Tavakoli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas dëshmitarit, Agim Çeku i kishte thënë se nuk mund të mërrej vesh për asgjë nëse nuk merrnin pjesë në negociata komandantët e zonave.

“Ai na tha se unë këtë nuk e bëjë dot pa praninë e komandantëve të zonave. Ju duhet të vini në Kosovë tha ai. Unë i besova. Ai ishte shumë ngulmues për këtë çështje. Ai tha se Thaçi nuk ishte i dispouneushëm dhe për ta bërë një gjë të tillë dhe se (Thaçi) duhej të konsultohej. Më pas ai (Çeku) shtoi se unë nuk e bëj një gjë të tillë në qoftë se në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, shtoi diplomati.

Dëshmitari tha se këtë bisedë me Çekun e bëri më 14 qershor 1999 në Tiranë.

Dëshmitari Duncan deklaroi se kjo gjë ishte e pazakontë për shkak se forcat e NATO-s nuk e kanë si praktikë që komandantët e zonave të marrin pjesë në negociata nëse kanë një komandant të lartë.