Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Disa ditë pas tragjedisë së nëndetëses, Oceangate ende reklamon ‘udhëtime te rrënoja e Titanikut’

Kompania eksploruese e skandalit thotë se ka mbyllur operacionet e saj “për një kohë të pakufizuar” pasi pesë milionerë humbën jetën kur nëndetësja e saj vetë-shpërtheu teksa udhëtonte drejt rrënojës së Titanikut.

Por tashmë 10 ditë pas tragjedisë ‘sensacionale’ operatorët e OceanGate duket se ende po reklamojnë udhëtimet e kushtueshme drejt rrënojës së Titanikut në faqen e tyre të internetit.

Në faqen e tyre kompania e eksplorimeve nënujore thotë se planifikon dy udhëtime te rrënoja e Titanikut vitin që vjen, nga 12 deri në 20 qershor, si dhe nga 21 qershori deri në 29 qershor, me çmim të pandryshuar në $250,000, ku përfshihen kostot e zhytjes dhe qëndrimi në tokë.

Kompania shkruan se në ditën e parë pasagjerët vijnë në qytezën e St. John për t’u njohur me ekuipazhin dhe mjetin e zhytjes.

“Kjo do t’ju çojë te rrënoja e anijes RMS Titanic. Ju do të familiarizoheni me jetën në bordin e mjetit, për të nisur më pas udhëtimin 400-milje detare drejt rrënojës.”