Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Disa persona të vdekur nga sulmi me thikë në ShBA

Sipas të dhënave fillestare, katër persona përfshirë një oficer policie, u vranë dhe një person u plagos nga të shtënat me armë në qytetin Neë York të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Autoritetet njoftuan se sulmi me armë ndodhi në zonën Manhattan të Neë Yorkut nga një person i cili hapi zjarr.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet, në sulm u qëlluan pesë persona, përfshirë një oficer policie.

Kryebashkiaku i Neë Yorkut, Eric Adams i paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë larg nga zona. Ai tha se katër persona, përfshirë oficerin 36-vjeçar të policisë Didarul Islam, u vranë në sulm dhe një person u dërgua në spital me plagë të rënda.

Zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të SHBA-së, Dan Bongino, në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se personeli i FBI-së ka mbërritur në vendngjarje për të ofruar mbështetje.