Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Disa të vrarë nga një sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri

Disa persona janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në qytetin Graz të Austrisë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Dreierschützengasse”, ku besohet se në mesin e viktimave ka studentë dhe mësues.

Sipas gazetës tabloide Kronen Zeitung, raportohet për tetë të vrarë, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende numrin zyrtar të viktimave, raporton BBC.

Një zëdhënës i policisë deklaroi për transmetuesin publik ORF se autori i dyshuar besohet se ka vrarë veten pas sulmit.

Policia është ende në vendngjarje dhe operacioni po vazhdon. Në zonë është angazhuar edhe një helikopter për mbikëqyrje dhe ndihmë operative.

 

Tags: