Udhëtimi me aeroplan mund të jetë fillimi i një aventure, një arratisjeje apo thjesht një detyrim profesional. Çfarëdo që të nënkuptojë për ju bileta juaj e imbarkimit, një gjë është e sigurt: udhëtimi fillon shumë kohë para ngritjes. Nëse jeni një nga ata njerëz që duan të ndihen rehat gjatë fluturimit, këto truke të vogla do ta bëjnë përvojën e fluturimit shumë më të këndshme.
Harrojini xhinset dhe rrobat e ngushta. Një këpucë e mirë dhe një bluzë e gjerë janë kombinimi përfundimtar i udhëtimit. Dëshironi diçka më elegante? Provoni një set me pëlhurë të butë ose një palë pantallona prej linoje.
Kufje që bllokojnë zhurmën. Mund të mos jetë investimi më ekonomik, por nëse udhëtoni shpesh, ia vlen.
Pini ujë: më shumë hidratim, më pak lodhje. Ajri në aeroplan është tepër i thatë. Merrni një shishe bosh dhe mbusheni pasi të regjistroheni ose blini një shishe të madhe uji para se të hipni në aeroplan. Trupi juaj (dhe lëkura) do t’ju falënderojnë.
Set i vogël për kujdesin e lëkurës. Set i vogël me balsam buzësh, hidratues, sprej fytyre, peceta pastruese dhe një parfum të vogël.
Shkarkoni ndonjë program që mund ta përdorbi ofline.Ëi-Fi në aeroplan është i shtrenjtë dhe shumicën e kohës zhgënjyes. Organizoni episodet që dëshironi të shikoni paraprakisht ose dëgjoni një listë këngësh relaksuese për t’ju ndihmuar të relaksoheni.
Mund të tingëllojë qesharake, por duke hequr këpucët dhe duke veshur një palë çorape të rehatshme, trupi juaj automatikisht hyn në “modalitetin e relaksimit”. Nuk është rastësi që asistentët e fluturimit thonë gjithmonë “ji rehat”!
Nëse doni të flini sadopak, këto të dyja janë thelbësore. Zgjidhni një maskë me pëlhurë të butë dhe një jastëk ergonomik që mbështet siç duhet qafën tuaj.
Mbani gjithmonë një shall. Nëse është ftohtë në aeroplan (dhe gjithmonë është), një shall i lehtë është shpëtimtar. Dhe gjithashtu funksionon si mbulesë nëse doni të flini ose të relaksoheni pa ju parë të gjithë.
Merrni me vete ushqime të lehta. Drithëra, arra ose fruta në stilin e ushqimit për fëmijë (po, edhe nëse nuk keni fëmijë!) janë ideale për të shmangur vaktet pa shije në aeroplan dhe për të mbajtur energjinë tuaj lart.
Mbani gjithmonë një libër ose revistë në çantën tuaj. Një roman, revistë ose edhe ditari juaj i preferuar për shënime do t’ju bëjë shoqëri.
