
Sot është dita e gjashtë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Subjektet politike dhe kandidatët e pavarur kanë vazhduar me takimet e tyre me qytetarë, prezantimin e programeve dhe publikimin e premtimeve të tyre për zhvillimin e komunave.
Sipas agjendës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në orën 18:00 do të mbajë tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Dragashit në Shtëpinë e Kulturës.
Ndërkaq, nga ora 19:30, PDK-ja do të mbajë tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mustafa Bakiu”.
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë disa aktivitete:
12:30 – Vizitë te BIO produkt, Artane.
16:30 – Vizitë te një fermer në Pestovë, Vushtrri.
16:30 – Vizitë shkollës së Artit dhe Muzikës “Allegra”, Gjakovë.
17:00 – Takim me gra në Miresh, Gjilan.
18:00 – Vizitë klubit “2 Korriku”, Prishtinë.
18:30 – Takim në fshatin Bradash, Podujevë.
19:00 – Takim në fshatin Verboc, Drenas.
20:30 – Takim me banorë në Koretin, Kamenicë.
Ndërkaq, subjektet e tjera politike nuk kanë njoftuar për tubimet e tyre deri më tani.
Fushata, e cila zyrtarisht nisi më 13 shtator do të zgjasë deri në prag të ditës së votimit më 10 tetor 2025.