Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Dita e njëmbëdhjetë, në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16.

Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”.