
Dje, në Kosovë u shënua Dita e Presidentit, ditë që nderon figurën e presidentit të parë, dr. Ibrahim Rugova – simbol i rezistencës paqësore dhe i shtetformimit me dinjitet. Me këtë rast, familja e Haki Imerit thekson se përveç nderimit për Rugovën, kjo ditë sjell edhe kujtesën e errët për një tjetër president, aktualisht në burg në Hagë, i akuzuar për krime të rënda, përfshirë vrasjen e shqiptarëve.
Në postimin e tij, familja Imeri rikujton “Komunikatën 59” dhe përndjekjen politike që goditi krahun e Rugovës, përfshirë Gani Gecin dhe të tjerë, duke e cilësuar këtë si një faqe tragjike në historinë e vendit.
Ai përfundon me një urim për Presidenten Vjosa Osmani dhe një thirrje për reflektim: “President nuk është ai që mban vetëm titullin, por ai që mban me nder barrën e historisë.”
Shkrimi i plotë:
Dita e Presidentit
-Sot, në Kosovë, shënohet Dita e Presidentit një ditë që përkujton figurën e dr. Ibrahim Rugovës.
-Presidentit të parë të Kosovës, simbolit të rezistencës paqësore dhe të dinjitetit shtetformues.
-Ai që vdiq me nder, me vizion, dhe me fjalën si armën më të fortë në mbrojtje të vendit që e deshi pa kushte.
-Por sot, në të njëjtën ditë, nuk festohet vetëm trashëgimia e një presidenti që inicoi, e ndertoi me mendje e shpirt Projektin e Kosova shtet i pavarur .
-Sot, historia na kujton edhe një president tjetër një tjetër faqe e errët që e ndot këtë ditë.
-Një president që erdhi në pushtet jo me votën e pastër të popullit, por me kalkulime, dredhi e marifete parlamentare .
-Njëqind sosh, për të qenë të saktë..
-Një president që sot nuk është në zyrë, por në burg në Hagë, jo për ndonjë keqkuptim të vogël, por për vrasjen e shqiptarëve..
-Po, në këtë ditë, përballen dy figura të kundërta: Rugova simboli i unitetit dhe vizionit, dhe tjetri simbol i përçarjes, përndjekjes politike dhe vrasjeve të bashkëkombësve vetëm pse mendonin ndryshe..
-Për të mos harruar: Komunikata 59, ajo platformë famëkeqe e shpallur në emër të luftës, por që në të vërtetë hapi derën për spastrim politik brenda vetë shqiptarëve.
-Vëllezërit Geci, në veçanti Gani Geci, ishin në shënjestër të kësaj platforme gjakatare të etiketuar, të kërcënuar, dhe të rrethuar nga një fushatë që përfundoi me vrasjen e shumë figurave atdhetare që kishin vetëm një faj sepse ishin krahu i liderit te shqiptareve Ibrahim Rugova .
-Ndaj, sot, me gjithë zemer
Urime Dita e Presidentit, presidente e dashur Vjosa Osmani!
-Urime në një ditë që përkujton një president që ndërtoi dhe një tjetër që shkatërroi, një që na dha dinjitet dhe një tjetër që po e djeg atë dinjitet në sallat e gjyqit në Hagë.
-Le të jetë kjo ditë, për reflektim të thellë për të kuptuar se presidenti i vërtetë nuk është ai që mban titullin, por ai që mban barrën e historisë me nder.