Aktuale

Ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot!

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Të Ngjashme