Lajme

Djegia e Kuranit në Gjakovë, policia nis hetimet

 
   

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin.

Në lidhje me rastin, policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo tha se ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim, e as cili ka qenë qëllimi.

“Sot, në zonën e  Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar.

Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Veseli. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme