Dinamikat e forta mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar në një tjetër nivel. Së fundmi, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin duke e goditur Mirin në një pikë shumë delikate: jetën e tij private. Gjatë bisedave në shtëpi, ajo ngriti dyshime të forta duke u shprehur hapur: “Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte.”
Pavarësisht se Miri ka theksuar vazhdimisht se e sheh Selinën “si vajzën e tij” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor, ajo nuk është tërhequr nga aludimet e saj.
Por nëse Selin mendoi se kjo deklaratë do të kalonte pa u vënë re, e kishte shumë gabim!
Ka qenë vetë bashkëshortja e Mirit ajo që ka thyer heshtjen me një reagim plot ironi në rrjetet sociale, duke i mbyllur gojën banores.
Përmes një videoje ku shfaqet mjaft e qetë dhe e kuruar, ajo ka goditur drejtpërdrejt strategjinë e Selinës duke shkruar: “POV: Ti do me kap Prime-in ne kurrizin e marteses sime”.
Për t’i treguar banores se martesës së saj nuk i bëjnë përshtypje këto fjalë, ajo ka theksuar forcën e lidhjes së saj të gjatë duke e “thumbuar” me një emoji gjarpri: “…POR… UNE kapa zemrën e burrit tim para nje dekade 🐍”.
Dhe për t’i dhënë fund çdo pikëpyetjeje për raportin e tyre, videoja mbyllet me një dedikim romantik për artistin që ndodhet i izoluar brenda shtëpisë: “Te dua per gjithmonë 💖 Schatzi im”.

