Lajme

“Do të ishte antikushtetuese”, Krasniqi i përgjigjet PDK-së: Ja pse ligji nuk votohet sonte

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procedurat për votimin e ligjit, duke thënë se ai nuk mund të votohet para së enjtes.

Krasniqi ka theksuar se, sipas tij, Rregullorja e Kuvendit dhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese përcaktojnë një afat prej 72 orësh pas leximit të parë të ligjit.

“Ligji nuk mundet me u votu para të enjtes paradite (72 orë pas leximit të parë), sepse Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimi i Kushtetueses e ka qartësu që votimi i mëhershëm e bën ligjin proceduralisht antikushtetues”, ka shkruar Krasniqi.

Postim i plotë:

Përsëritje për ngelcanat e PDKsë:

Ligji nuk mundet me u votu para të enjtës paradite (72 orë pas leximit të parë) sepse rregullorja e kuvendit dhe aktgjykimi i kushtetueses e ka qartesu qe votimi i mëhershem e bën ligjin proceduralisht antikushtetues.

Për me arrit deri te e enjta, sonte duhet shteti me u ba me president.

Mos hargjoni frymë dhe piskama për votim ligji sonte.

Nëse doni zgjedhje, keni mu rrasë e keni me plasë!

Të Ngjashme