Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Kemi hyrje të forta bashkë, por më të lehtësuar sepse Marsi përballë Uranit nxori problematikat shqetësuese. Në orët e para të paradites dhe në vazhdimësi do të jemi më të kthjellët dhe më të qartë në mënyrën se si do ta projektojmë të ardhmen. Venus mbi Saturn në fundin e javës te Dashi në një hyrje të fortë gjë që bën që për disa të jetë moment i mirë për të strukturuar çështje personale ndërsa në të tërën do të ndikojë te pjesa e qartësimit serioz të emocioneve tona.
Dashi
Kanë Neptunin, Saturnin dhe Venusin këtë fundjavë që do të jetë në gradë të barabarta ditën e diel mbi Satunrin e tyre. Të lindurit në fillim të shenëjs kanë një moment të mirë për çështje që i përkasin ekonomisë të tyre. Ky Mars te Peshqit do t’i ndihmojë në planet që kanë në mendje. Është një katërditësh që zgjidh çështjet e ekonomisë dhe streson dashurinë.
Demi
Marsi te Peshqit është favorizues, është në një hyrje pozitive, është në hyrje të drejtë 12-këndore. Çfarë çështje kanë në lidhje me shkresa, dokumente, eprorë t’i vendosin në agjendë që gradualisht t’i zgjidhin.
Binjakët
Marsi te Peshqit në hyrje 4-këndore me Diellin e tyre do të ndikojë te të lindurit në ditët e para të shenjës, për çështje që i përkasin ose profesionit ose trupit të tyre. Do të lehtësohet situata nga e hëna kur Marsi del në gradë përpara Saturnit dhe i bën gjërat më të thjeshta.
Gaforrja
Do të duhet me këtë hyrje planetare t’i japin mundësi vetes së vet, të gjejnë kohë për të pushuar. Ka një lloj obligimi më shumë se zakonisht për çështje familjare. Ka një tendencë për t’u ndjerë disi të lodhur ditën e nesërme.
Luani
Venus mbi Saturn është një hyrje e rëndësishme, pozitive dhe favorizuese për të lindurit në fillim të shenjës për pagesa dhe detyrime të ndryshme. Nëse kanë për të hequr borxhe, detyrime, nëse kanë pagesa në shtet, në përgjithësi ndihmon dhe favorizon zgjidhje ekonomike për t’i hequr nga vetja si peshë. Ndihmues për çështje të rëndësishme personale në këtë periudhë.
Virgjëresha
Diellin e kanë në mes të shenjës, ndikon te të lindurit që janë në mes të shenjës. Është shumë çorientues dhe shkakton stres për Virgjëreshën në çështje të rëndësishme. Ky diell mbi Mërkur nxjerr në sipërfaqe çfarë duhet rregulluar ekzaktësisht.
Peshorja
Kanë një agjendë e cila ka ato ngjeshjet e veta. Tek agjenda e Peshores duhet të ketë vend dhe hapësirë për t’u shlodhur sepse ditën e shtunë do ta gjejë veten të lodhur ose të ngarkuar ose me shqetësime të vogla që sjellin lodhje emocionale.
Akrepi
Atje ku do të duhet të jenë të kujdesshëm ëshyë në mënyrën se si do të pozicionohen në lidhje me fjalën, me premtimin, si do të afrohen në diskutme të çështjeve serioze të njerëzve që duan. Të përpiqen që të jenë sa më konkret në mënyrën se di do shprehen që të mos kenë çështje për të korrigjuar në raportet personale në fillimet e javës që vjen.
Shigjetari
Marsi te Peshqit do të ndikojë vetëm te të lindurit në ditët e para të shenëjs duke i ndihmuar për ecurinë profesionale. Me shumë pak organizim do të mund të menaxhojnë mirë këtë Mars i cili duke qenë se është në lidhje me Saturnin janë lëvizje profesionale të rëndësishme për vazhdimësinë e tyre.
Bricjapi
Me Diellin në një hyrje të drejtpërdrejtë me Mërkurin në të kundërt ditën e nesërme do të duhet të shtojnë komunikimin, të shprehen siç e ndiejnë. Koha për t’u shprehur siç e ndiejnë është shumë e limituar. Sa i përket hyrjes së Marsit në ndërveprim me Saturnin dhe Venusin, duken sikur janë hapa jo të shpejtë por të mirëstrukturuar drejt zhvillimit.
Ujori
Ka një lloj optimizmi në lëvizjet praktike të tyre, më shumë lidhet me projektimin profesional dhe ekonomik. Nis një fazë në të cilën do të ndhen më të sigurt në lidhje me xhepin e tyre.
Peshqit
Kanë Diellin. Ta shijojnë aq sa munden. Ky Saturn me Venusin në familje të dytë shënon fillimin e një periudhe shumë të mirë për sa i përket jetës së tyre personale. Do të shënojë fillimin e një periudhe për të zgjidhur çfarëdolloj shqetësimi që kanë pasur me trupin e tyre dhe me dashurinë.
