Lajme

Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisioni Evropian

Delegacioni i Doganës së Kosovës ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit të Projektit për Electronic Proof of Certificates (e-PoC), i cili organizohet nga Komisioni Evropian.

Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e projektit e-PoC për formalitetin EUR1 në kuadër të Konventës PEM, duke adresuar çështje kyçe që lidhen me zhvillimin legjislativ, modelimin e proceseve të biznesit, si dhe forcimin e sistemeve të bashkëpunimit administrativ dhe të licencimit elektronik në nivel të BE-së.

Përmes njoftimit, Dogana e Kosovës ka theksuar se pret me interes vazhdimin e diskutimeve konstruktive, veçanërisht në drejtim të strukturimit të nën-grupeve të punës, ndarjes së përgjegjësive dhe zbatimit të ardhshëm të projektit në administratat pjesëmarrëse.

“Dogana e Kosovës kontribuon aktivisht, duke sjellë ekspertizë të konsoliduar në fushën e proceseve dhe digjitalizimit, në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe evropian në sektorin doganor. Shprehim mirënjohje të veçantë për Komisionin Evropian dhe ekipin e Programit të Doganave për organizimin dhe koordinimin e kësaj nisme të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme