Lajme

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar 13 mijë e 353 e 98 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.

Rasti është evidentuar më 3 tetor 2026, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Sipas Doganës, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas. Sipas Doganës së Kosovës, këto mjete nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Pas konvertimit të shumës në euro, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara është 13.353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, bazuar në nenin 33, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10.000 euro ose më shumë, apo kundërvlerën në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë Doganës së Kosovës.

Të Ngjashme