Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dogana sekuestron mbi 400 artikuj me marka tregtare të falsifikuara

 
   

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar në Gjilan mbi 400 artikuj tekstil me marka tregtare të falsifikuara.

Në njoftimin e Doganës thuhet se kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave të tilla të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Sot, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), kanë realizuar një kontroll të targetuar tek një subjekt afarist në qytetin e Gjilanit”.

“Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI”, thuhet tutje në njoftim.