Lajme

Donika Gërvalla merr mbështetjen e Faton Pecit për detyrën e re

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim Donika Gërvalla, pas emërimit të saj në detyrën e re si ministre e Drejtësisë.

Përmes një postimi publik, Peci e ka vlerësuar lart figurën e Gërvallës, duke theksuar se detyra e saj kërkon profesionalizëm, guxim dhe integritet, pasi sistemi i drejtësisë mbetet një nga sektorët më sfidues në vend.

Ai u shpreh i bindur se Gërvalla ka dëshmuar guxim dhe vendosmëri ndër vite, duke shtuar se rruga e nisur nga ish-ministrja Albulena Haxhiu do të vazhdojë e pakëkundur. Peci i uroi asaj suksese në përgjegjësinë e re.

Postimi i plotë:

Detyra e re e Donikës, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, kërkon edhe guxim. Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën.

Donika Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme. Prandaj emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e pakëkundur.

Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt.

Urime!

Të Ngjashme