Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Donika Gërvalla njofton marrëveshjen historike: Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Sipas saj, kjo marrëveshje përbën një tjetër lajm të mirë për Kosovën dhe vjen si hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, pas njohjes së fundit të pavarësisë së Kosovës nga Bahamasi. Heqja e vizave pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

“Urime të gjithë qytetarëve!”, ka theksuar Gërvalla, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sukses diplomatik dhe dëshmi të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi.

Urime të gjithë qytetarëve!