Lajme

Donika Gërvalla uron Pashkët: Paçi dritë në shpirt dhe shpresë të ripërtërirë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.

Në një postim publik, ajo ka përcjellë mesazh urimi duke dëshiruar paqe, shëndet dhe begati për çdo familje, si dhe duke theksuar shpresën dhe forcën shpirtërore që sjell kjo festë.

“Pashkë të bardha e të bekuara për çdo familje e çdo shtëpi… Pashkë të gëzuara, për shumë mot,” ka shkruar Gërvalla.

Postimi i plotë:

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin dhe në mbarë botën kremtojnë sot festën e shenjtë të Pashkës.

Pashkë të bardha e të bekuara për çdo familje e çdo shtëpi. Paçi dritë në shpirt, forcë në zemër dhe shpresë të ripërtërirë çdo ditë të jetës suaj.

Pashkë të gëzuara, për shumë mot, me vite të mbara përpara! ❤️

Të Ngjashme