Lajme

Dorë për dore, përshëndetja mes Osmanit e Kurtit

Me rastin e shënimit të Epopeja e UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi ceremoninë zyrtare në Kazermën ‘Adem Jashari’, ku u rreshtuan kuadratet e FSK-së.

Në ceremoni morën pjesë edhe krerët e shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Gjatë ceremonisë, Osmani dhe Kurti u përshëndetën mes vete, një moment që tërhoqi vëmendje, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më herët gjatë seancës solemne të mbajtur sot në Kuvend.

Në këtë ceremoni është i pranishëm edhe Rifat Jashari.

Të Ngjashme