Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen zyrtare të saj, ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.
Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare, figuron të jetë përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit.
Emaili i 19 shtatorit të vitit 2012, e dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, kërkohet që Jeffrey të shoh një video.

Dosja
Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”
“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video”, thuhet në email-in e dërguar nga “Daniel”, ku është dhe një link nga Youtube, por që i njëjti nuk është i klikueshëm më.
“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.
E njëjta Konsull u përmend edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku përfshhiej edhe një ish-presidente e Kosovës në vitin 2012, ku ani pse s’përmendej me emër, atë periudhë presidente e Kosovës kishte qenë Atifete Jahjaga.
“Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhej në email.
Mom Luang Rajadasari Jayankura në një tekst autorial i njeh rol vetes edhe në njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka lobuar edhe për njohje nga shtetet tjera.
“Që kurse u njoha me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacolli, Zëvendës Kryeministër dhe ish-President i Kosovës, në Filipine, në nëntor 2011, dhe mësova për gjendjen e vështirë politike të Kosovës e njerëzve të saj për t’u njohur si një entitet sovran, kuptova drejtësinë dhe ndershmërinë e kësaj kauze. Të njihesh si një entitet politik është një e drejtë të cilën Kosova duhet ta gëzojë në sistemin politik/social-ekonomik botëror. Kosova duhet të ekzistojë si një vend autonom.
Për këtë qëllim, bashkova përpjekjet e mia me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacollin, përkushtimin vetëmohues të të cilit me të vertetë e admiroj. Qysh prej atëherë, kam investuar përpjekjet e mia në mbështetje të Kosovës dhe të drejtës së saj për t’u njohur nga të gjitha vendet sovrane”, thuhej në atë tekst të shkruar nga ajo.
