Aktuale

“Dosje të errëta në AKSHI”, Toska trondit: Agasi ka arkivë video ‘bombë’ me figura të larta

Gazetari Almer Toska ka folur për hetimet që po zhvillohen lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke i cilësuar ato si një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe me përmasa të mëdha financiare.

I ftuar në një emision televiziv, Toska u shpreh se drejtësia prej kohësh po heton këtë dosje, ku, sipas tij, bëhet fjalë për qindra miliona euro tendera, nga të cilat kanë përfituar kompani të ndryshme.

Gazetari kritikoi nismën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për AKSHI-n, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të panevojshme në procesin hetimor. “Drejtësia nuk ka nevojë për ndihmën e opozitës. Duhet të lihet të bëjë punën e saj”, u shpreh ai.

Në deklaratat e tij, Toska e cilësoi çështjen e AKSH-t si një “mega-skandal” që, sipas tij, përfshin një gamë të gjerë aktorësh, nga biznesmenë dhe politikanë e ministra.

Në përfundim, ai theksoi se vetëm drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën dhe të çojë përpara hetimet, pa ndërhyrje politike, në mënyrë që të garantohet transparencë dhe llogaridhënie.

Të Ngjashme