Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dr. Ilir Kurtishi, “Personalitet i Vitit 2025”, një çmim i merituar për njeriun e merituar

 

Në një kohë kur sistemi shëndetësor përballet çdo ditë me sfida të mëdha, vlerësimi i atyre që punojnë me përkushtim dhe ndershmëri merr një domethënie të veçantë.

Moneytizer Paragrafi 2

Çmimi “Personalitet i Vitit” nga Radio Dukagjini synon pikërisht të nxjerrë në pah individë që me punën e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe krijojnë besim e shpresë në shoqëri.

Çmimi “Personalitet i Vitit 2025”, i ndarë nga Radio Dukagjini, këtë vit i është dhuruar drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë, Dr. Ilir Kurtishi.
Dr. Kurtishi vlerësohet për kontributin e jashtëzakonshëm profesional, gatishmërinë e vazhdueshme, sjelljen njerëzore si dhe përkushtimin e palëkundur ndaj pacientëve, duke u shndërruar në një figurë të respektuar në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Doktor Kurtishi u shpreh shumë i emocionuar me rastin e pranimit të këtij çmimi, duke theksuar se ky vlerësim është një motivim shtesë jo vetëm për të personalisht, por për të gjithë ekipin mjekësor që punon çdo ditë në kushte të vështira.
“Është e jashtëzakonshme. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’u përgjigjemi të gjithë pacientëve dhe të bëjmë çfarëdo që është e mundur për t’ua lehtësuar sado pak barrën,” u shpreh Dr. Kurtishi.