Lajme

​Drejtori i Policisë: Pronarët e autosalloneve të përfshirë në fajde

 
   

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Policisë Rajonale të Prishtinës, ka theksuar se një nga sfidat në vend, është edhe çwshtja e fajdes, raporton KosovaPress.

Hoxha, bëri të ditur se për trajtimin e kësaj dukurie është themeluar një task-forcë e posaçme, e cila deri tani ka identifikuar tri forma kryesore të fajdes që po praktikohen.

Sipas tij, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.

Ndërkohë, një formë tjetër ishte edhe legalizimi i fajdeve përmes noterëve.

“Ne duhet të mbledhim informacion, janë dy-tre forma që po kryhet fajdeja në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde… 55:35 E dyta janë problemet me sallonet e kerreve, shitjeve dhe këtu në bazë të informacioneve që ne i kemi, janë të përfshirë në këtë muhabet. Kërkojmë prej të gjithë juve, prej komandantëve, policëve, të mblidhni sa më shumë informacione për çështjen e fajdeve”, tha Hoxha.

Hoxha kërkoi nga të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të mbledhin sa më shumë informacione për çështjen e fajdeve. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme