Lajme

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave, Fushtica : Mund të kemi lëvizje më të lehta

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, njoftoi se deri tani nuk ka pasur raportime për dëme apo viktima nga qytetarët përmes numrave të emergjencës.

Ai theksoi se qytetarët kanë pasur panik dhe kanë lëshuar ndërtesat, sidomos ato të lartat.

Fushtica gjithashtu paralajmëroi mundësinë e lëkundjeve të lehta pas tërmetit por bëri thirrje që qytetarët të mos bëjnë panik.

“Për momentin nuk kemi asnjë raportim nga qytetarët nga numrat tanë emergjent. Normal që qytetarët kanë pasur panik dhe nga ndërtesat e larta i kanë lëshuar banesat e tyre. Na është thënë që mund të kemi lëvizje më të lehta “after shok”, që vijnë si pasojë e tërmetit që ndodhi, por qytetarët i sugjerojmë që të mos bëjnë panik”, tha ai.

Ai i sugjeroi qytetarëve që, për çdo rast emergjent, të thërrasin në numrat 080012233 dhe 12244.

Të Ngjashme