Lajme

Drejtues të Policisë në BIK për Kurban Bajram, Tërnava: Siguria e vendit është edhe obligim fetar

 
   

Policia e Kosovës me rastin e Kurban Bajramit vizitoi sot Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë takimit myftiu Naim Tërnava derisa vlerësoi lart punën e këtij institucioni të sigurisë, tha se siguria e vendit është edhe obligim fetar.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se është përgjegjësi e tyre për t’iu garantuar siguri të gjithë qytetarëve të Republikës të Kosovës.

Ai vlerësoi bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, derisa uroi për festën e Kurban Bajramit. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme