
As në përpjekjen e 52-të, sot deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Seanca e radhës është sot, në të fundit tentativë për konstituim, para hyrjes në fuqi të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, që më 27 qershor u dha kohë deputetëve 30 ditë për të konstituuar Kuvendin.
Analisti Xhavit Drenori ka ironizuar me seancën e nesërme të Kuvendit, duke thënë se për disa deputetë ajo mund të jetë e fundit.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po trokasin, shumë prej tyre s’do t’i shohim më… ndoshta as në listë,” shkruan ai.
Drenori i bën thirrje kryesuesit Dehari që t’u lërë mikrofonin hapur deputetëve për ndonjë “Instastory lamtumire” apo falënderim për ndjekësit – në këtë që e quan “sezoni i fundit parlamentar”.
Postimi i plotë:
Disa deputetë ndoshta sot shkojnë veç me ja #marrë e #dhënë #hallallin Kuvendit – sepse në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po trokasin, shumë prej tyre s’do t’i shohim më si deputetë… ndoshta as në listë.
Madje do ishte mirë që kryesuesi, z. Dehari, kësaj here t’mos ju ndalte mikrofonat (e as telefonat😉) – t’i lejojë të thonë ndonjë fjalë të fundit, të lënë ndonjë “Instastory lamtumire” ose të falënderojnë ndjekësit për këtë sezon të fundit parlamentar.