
Analisti politik, Driton Tali, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili kishte thënë se sistemi i Kosovës bazohet në “demokracinë konsocionale”.
Në një postim, Tali e cilësoi këtë si “deklaratë pa lidhje”, duke theksuar se Kushtetuta e Kosovës përcakton demokracinë parlamentare, jo konsocionale. Ai përmendi se raste të tilla njihen në vende si Libani apo Bosnja, por jo në Kosovë, që konsiderohet rast “sui generis”.
Sipas Talit, pretendimet e Hasanit dëmtojnë të ardhmen e shtetit dhe hapin rrugë krahasimeve të rrezikshme. “Mos e shndërroni Kosovën në Bosnje apo Liban”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
“Për inati të resë, um dektë djali”.
Dje, në RTV Dukagjin, Enver Hasani, paska deklaru, në mes tjerash: Nuk ka shkrim që flet për Kosovë, për sistemin kushtetues në Kosovë, e që nuk e përdorë termin “demokraci konsocionale” ashtu siç përdoret në tërë botën. Kjo derivohet jo nga Kushtetuta e Kosovës por nga Deklarata e Pavarësisë, dhe Plani Ahtisari, të cilat janë gurëthemeli kushtetues nga i cili ka lind Kushtetuta e Kosovës”.
Fillimisht, sipas kësaj del se Kushtetuta jonë nuk e përcakton demokracinë tonë si konsocionale, ashtu siç do të duhej “sipas Deklaratës së Pavarësisë dhe Plani Ahtisari” por në diçka tjetër (demokraci parlamentare) dhe kjo logjikisht e bënë Kushtetutën tonë të jetë “jo ligjore” dhe rrjedhimisht “Republika e Kosovës jo ligjore”.
Andaj pra s’po e njohin Kosovën sepse qenka në thelbin e saj “anti Ligjit Ndërkombëtar”. Mirë bare që në fund e kuptuam ku është problemi.
E shihni se sa deklaratë palidhje është!?
Për më tepër, Enver Hasani është paguar si udhëheqës i kësaj “Gjykatë Kushtetuese anti ligjore” nga qershori i 2009 e deri në qershor të 2015!
Sidoqoftë, t’i ikim këtij budallakut të Enver Hasanit.
Sipas Britannica pastaj Oxford Research Encyclopedia of Politics (shkollarë jemi ne shekullin e 21, nuk jemi më në 1970’ta apo 1980’ta kur mund të shtinit “broçkulla intelektuale” e nuk kishim mundësi me i vërtetu ato), bazuar edhe në librat e farkuesit të këtij termi, Arend Lijphart, “Democracy in Plural Societies (1977)” apo “Patterns of Democracy (1999, 2012)”, del sa shtete me demokraci konsocionale janë Libani apo Bosnja, por (sipas profesoresësh Sabine Saurugger) në disa periudha kohore edhe Belgjika, Austria, Kolumbia, Malezija etj. Bile edhe Unioni Europian sipas disa autorëve konsiderohet i tillë.
Mirëpo, Kosova si rast “sui generis” megjithate konsiderohet të jetë demokraci parlamentare jo si demokraci konsocionale në kuptimin e plotë të saj, ndonëse ju garantohet përfaqësimi grupeve etnike minoritare (“demokraci hibride” mbase).
Aman ndalni këto budallaqe që për interese minore personale (siç bëtë me 2015) apo interese grupore dhe inate se po e demtoni ardhmërinë. Sot është kjo parti në pushtet nesër vjen tjetra. Ishte LDK, ishte PDK ishte AAK, nesër vjen tjetra andaj Republikën mos e dëmtoni për kapriçet tuaja.
Mos e shndrroni Kosovën në Bosnje apo Liban!!!
E gjersa sa i përket Deklaratës së Pavarësisë, të cilën Enver Hasani më “detyroi” edhe njëhere me lexu, unë ama në asnjë pikë nuk pashë aty demokraci konsocionale pos demokraci parlamentare.
Ja miq, lexone edhe ju, se ndoshta mua më duhet me i ndrru syzet sepse mbase nuk po ma qesin mirë.
Deklarata e Pavarësisë:
Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar, Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë, Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë, Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,
MIRATOI.