Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Driton Tali me reagim të fortë: Dalin pamje që e shfaqin Vuçiqin të armatosur në Sarajevë

 
   

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Driton Tali, ka reaguar me akuza të reja ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke rikujtuar pretendimet se ai në vitet ’90 kishte shërbyer si snajperist pranë “varreve hebraike” në Sarajevë, në njësitin çetnik të udhëhequr nga Vojvoda Sllavko Alleksiç, përcjell “Bota sot”.

Tali thotë se tashmë kanë dalë edhe pamje të Vuçiçit me armë, ndërsa shton se për këto pretendime kishte shkruar për herë të parë që në vitin 2012, pas një përmendjeje të bërë në Hagë gjatë procesit kundër Vojisllav Sheshelit.

Postimi i plotë

Vuçiçi ishte snjaperist te “varret hebreje”, në njësitin çetnik të Vojvoda Sllavko Alleksiç.

Më në fund dolën edhe pamjet me armë. 

Prej këtij posti pastaj shkon në udhëheqje të TV Pale.

Për këto për herë të parë pata shkruar qysh me 2012, kur rash në një shkrim që fliste për Sheshelin në Hagë, ku ai e kishte përmendur këtë fakt.