Analisti Driton Tali ka reaguar pas debatit mes VV-së dhe LDK-së për mërgatën, duke kritikuar partitë që sipas tij po e nënçmojnë mërgatën dhe po tentojnë ta trajtojnë si pronë politike.
Në një postim në Facebook, Tali theksoi se mërgata i takon Kosovës dhe nuk është monopol i askujt.
Tali u bëri thirrje partive të punojnë me sinqeritet për të fituar mbështetjen e mërgatës, e jo me “pallavra provinciale”.
Reagimi në Facebook:
Nuk ka monopol në Mërgatë nga askush. Ajo i takon Kosovës!
Pse ky nënçmim ndaj Mërgatës?!
Mërgata nuk është pronë e askujt — ajo është arbitër.
Fakti se, pavarësisht se kush e krijon qeverinë, në jetën personale të mërgimtarëve nuk ndryshon asgjë, e bënë Mërgatën arbitër që ndan drejtësi, e jo militante, strukturë apo elektorat të cilësdo parti!
Mundohuni ta fitoni mbështetjen e Mërgatës me punë e sinqeritet, e jo me pallavra provinciale!

