Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Driton Tali pas publikimit të listave: Votoni më të mirët, kështu reformohen partitë

 
   

Analisti politik Driton Tali ka reaguar pas publikimit të listave zgjedhore, duke theksuar se përpilimi i tyre është proces i vështirë dhe gjithmonë sjell pakënaqësi.

Ai uroi kandidatët dhe kërkoi që fushata të zhvillohet pa ofendime dhe pa personalizime.

Postimi i plotë:

Listat u publikuan.

Është punë shumë e sikletshme m’u përpilu ato për faktin se sa do të përkryera që të jenë gjithmonë prodhojnë pakënaqësi të ndryshme.

Megjithatë, këto janë listat tona – këto janë partitë tona. Urime të gjithëve dhe suksese!

Nga kjo fushatë do të doja dy gjëra:

1. Që fushata të jetë korrekte dhe e përmbajtur, nga të gjithë të përfshirët, pa personalizime dhe pa ofendime.

2. Nga votuesit e partive do të doja që të votojnë më të mirët në listat e tyre, sepse pashë se në secilën listë ka kandidatë me vlera. Kështu do t’i ndihmoni partive tuaja të reformohen, e bashkë me to do të reformohet edhe e gjithë skena jonë politike — gjë që logjikisht do të prodhojë një qeveri dhe opozitë më të sofistikuar.

E kam përshtypjen se tashmë e kemi kuptuar që politika dhe skena politike janë ndër gjërat më të rëndësishme, ngase na përcaktojnë cilësinë e jetës. Politika vendos për punësimin, arsimimin, shëndetësinë, sigurinë — pra, thënë shkurt: për jetën tonë!

Andaj, t’i ndihmojmë partive tona duke i ndihmuar vetes.

Urime të gjithëve!