Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dronët e FSK-së “tmerrojnë” Vuçiqin, akuzon Turqinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arritjes së dronëve kamikazë “Skydagger” në Kosovë, duke e akuzuar Turqinë.

Ai ka thënë se është i tmerruar me sjelljen e Turqisë për të cilën ka thënë se nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron kthimin e Perandorisë Osmane.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” tha Aleksandar Vuçiq në rrjetin “X”.

Kosova sot ka pranuar një numër të dronëve “Skydagger”, të blerë nga Turqia.

Ardhja e mijëra dronë luftarakë “Skydagger” – Kurti: FSK po bëhet forcë moderne