Një skandal i rëndë që ka prekur nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë në vendin tonë u bë publik mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ “Stop”, duke nxjerrë në pah sjelljen e papërshtatshme të një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në qendër të këtij investigimi janë mesazhet private të shkëmbyera mes anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, dhe një qytetareje e cila i ishte drejtuar për zgjidhjen e një problemi.
Lidhur me këtë ngjarje, e cila vlen të theksohet që ka qenë kryefjala e mediave mbrëmjen e sotme, ka reaguar edhe gazetari i kronikës, Elton Qyno.
Përmes një postimi në “Facebook”, Qyno fillimisht ka vlerësuar punën e bërë nga ekipi i emisionit “Stop”, përfshirë gazetarin Genci Angjellari dhe drejtuesin Saimir Kodra, duke theksuar se publikimi i këtyre materialeve ka nxjerrë në pah jo vetëm një sjellje individuale të papranueshme, por edhe një problem më të thellë që lidhet me besimin e publikut ndaj institucioneve të drejtësisë.
Ndër të tjera ai ka hedhur akuza për tentativat për të penguar publikimin e këtij skandali, duke pretenduar se persona me ndikim janë përpjekur të mbyllin çështjen përpara se ajo të bëhej publike.
“Materiali tregoi se media nuk kishte për qëllim ndryshimin e perceptimit të publikut për organet e pseudo drejtësisë së re, (siç e kanë zakon të thonë këta) por dhënien e një të vërtete ulëritëse. Një të vërtete, që siç mësova më vonë, shumë persona u përpoqën ta mbyllin, duke u impenjuar maç, e muç, e deri tek “Ajka e Drejtesisë”, që po lufton krimin dhe korrupsionin.
Anëtari i KLP-së, donte të ndërzehej në zyrë me qyetaren ankuese. Madje kërkonte pranga, kamzhikë dhe Viagra, se ashtu e kishte zakon që nga koha e vjetër edhe me një punonjëse burgu të Korçës, të cilës ja mbylli dosjen”, shkruan ai
Reagimi i gazetarit:
Sapo pashë një material investigativ të publikuar nga emisioni “Stop”, ku kolegu Genci Angjellari dhe drejtuesi i emisionit Saimir Kodra, i paraqitën shqiptarëve Këshillin e Lartë të Burdellit.
Një duartrokitje profesionale për guximin dhe trajtimin me kurajo të rastit.
Megjithëse si gazetar hulumtues mbi çeshtjet e prokurorisë, ndjej xhelozi profesionale që një skandal të tillë nuk arritëm ta zbulojmë ne gazetarët e derës së SPAK.
E marr me mend se sa shumë ndërhyrje, oferta, intimidime dhe presione, mund të keni pasur gjatë përgatitjes me korektësi të këtij materiali.
Por në materialin që ju publikuat dhe ja treguar shqiptarëve, tregoi qartë se cënimi i besimit të publikut, (që këta gjoja e kanë me shumë merak), jo vetëm që u shkel dhe u nëpërkëmb, por në këtë rast u përdhunua nga zyrat e shtetit, nga zyrat e kupolës së drejtimit të Prokurorisë Shqiptare, aty ku emërohen dhe shkarkohen prokurorë, aty ku zgjidhet kreu i SPAK, aty ku bëhen politika penale dhe konstruktive mbi qasjen e sistemit të drejtësisë me qytetarin, e pordhë me rrigon nga këto.
Materiali tregoi se media nuk kishte për qëllim ndryshimin e perceptimit të publikut për organet e pseudo drejtësisë së re, (siç e kanë zakon të thonë këta) por dhënien e një të vërtete ulëritëse.
Një të vërtete, që siç mësova më vonë, shumë persona u përpoqën ta mbyllin, duke u impenjuar maç, e muç, e deri tek “Ajka e Drejtesisë”, që po lufton krimin dhe korrupsionin.
Anëtari i KLP-së, donte të ndërzehej në zyrë me qyetaren ankuese. Madje kërkonte pranga, kamzhikë dhe Viagra, se ashtu e kishte zakon që nga koha e vjetër edhe me një punonjëse burgu të Korçës, të cilës ja mbylli dosjen.
Një situatë apokaliptike në drejtësi. Dhe të mendosh se kush emëron nivelin më të lartë të prokurorëve. Disave u zë e mira sytë dhe nuk e dinë çfarë bëjnë.
Ja kjo është historia dhe e vërteta që organet e drejtësisë në Shqipëri, janë kthyer në “ishuj privatë” të X-it, Ypsilonit, Enverit dhe Ramizit, dhe këta individë mendojnë se bëjnë gjithçka me jetën e njerëzve.
Kjo është prova që tashmë organet e Drejtësisë të meren me organet e anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, pasi praktikat ligjore i kanë të qartë që nga gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, Guximtar ?oçin, e deri tek Safet Gjici.
Tashmë, SPAK ndodhet në dilemën e madhe nëse do arijë të vendosi masë sigurimi për anëtarin e KLP-së në ditët në vijim apo jo?
