Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Duncan: Ishim të bindur se Thaçi s’mund t’i bindte ushtarët për çarmatosje

Ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clark, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, deklaroi se ai dhe eprorët e tij nuk besonin që ish-presidenti Hashim Thaçi mund t’i bindte ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen për çarmatosje.

Sipas Duncan, sfida kryesore ishte mungesa e autoritetit të plotë të udhëheqësisë politike të UÇK-së mbi forcat në terren.

MGID Paragrafi 2

“Problem tjetër i madh ishe udhëheqësia e UÇK-së, siç personifikohet nga Hashim Thaçi, mund të mos ishte në gjendje që t’i bindte ushtarët e UÇK-së, dhe ne nuk ishim të bindur që kjo mund të ndodhte. Po të ishim të bindur se kjo mund të ndodhte, do të shkonim te udhëheqja politike e UÇK-së dhe do të thoshim se kemi nevojë për një marrëveshje të çarmatosjes”, tha ai para trupit gjykues.

Duke folur për përbërjen e UÇK-së në terren, Duncan tha se ajo përfaqësonte njerëz që kishin sakrifikuar gjithçka.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne e quanim atë ushtria e atyre që nuk kishin asgjë, ky ishte termi që e kam përdorur në atë kohë, dhe kur kam shkuar në terren, kam parë njerëz me jetë normale, njerëz civilë, doktorë, njerëz që kishin lënë punën dhe kishin marrë armët. Aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta… Motivi nuk ishte i njëjtë.”

Dëshmia e Duncan vjen si pjesë e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Artikull i sponzorizuar