Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por apelon për kujdes

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shkroi ai në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 2

Që nga mbrëmja e së enjtes, në Kosovë ka nisur rënia e temperaturave dhe reshjeve të borës, teksa paraprakisht vendi u përballë me vërshime shkatërruese.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbrëmjen e së mërkurës paralajmëroi për ngrica dhe, së bashku edhe me institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, ai i bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë qarkullimit në trafik.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) tha se situata me vështrime në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Por, sipas agjencisë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, tha AME-ja përmes një njoftimi më 8 janar.

Sa i përket vërshimeve, AME-ja tha se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë në Kosovë ka nisur të bjerë “dhe rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”.

AME-ja tha se ka pasur disa intervenime në disa komuna, por situata mbetet e menaxhueshme.

Në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuar përkohësisht disa familje si masë sigurie.

Për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës pati probleme me ujë dhe rrymë, dhe autoritetet u detyruan që të shtynin rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar.