
Një turist ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u gjetën në det nga Policia Kufitare në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës.
Sipas policisë, turistët, banues në Angli, dyshohet se kanë qenë duke lundruar me një mjet Jet Ski, por gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.
Ata u transportuan në port nga Policia Kufitare, por njëri prej tyre, 34-vjeccari me inicialet S. O., kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./rtsh.al/