Aktuale

Durrës/ Pa leje drejtimi, me k*nabis dhe të dyshuar për vjedhje, arrestohen dy shtetasit

Dy persona janë arrestuar në Durrës pas një kontrolli nga policia, ku u zbuluan shkelje të shumta dhe prova që i lidhin me një vjedhje.

Në pranga ranë një 33-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy banues në qytet.

Ata u ndaluan nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë në rrugë.Gjatë verifikimit, u konstatua se 33-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa 28-vjeçari ishte pasagjer.

Kontrolli i makinës zbuloi edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare, të cilat u sekuestruan.Pas veprimeve të mëtejshme, rezultoi se të dyshuarit dyshohet se janë të përfshirë edhe në vjedhjen e një marketi në lagjen nr. 17 në Durrës.

Ata po hetohen për disa vepra penale, ndërsa materialet i janë kaluar prokurorisë për vijimin e procedurave.

Të Ngjashme