Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dushi: Do të dëshpërohen ata që po “fërkojnë duart” duke shpresuar në zhvillime sipas dëshirave të tyre në LDK

Ministri Dushi paralajmëron se ata që shpresojnë në zhvillime sipas interesave të tyre në LDK, do të zhgënjohen. Për më shumë, lexoni komentin e tij të plotë më poshtë.

Do të dëshpërohen të gjithë ata që sot po ndërtojnë pritje të kota dhe po “fërkojnë duart”, duke shpresuar në zhvillime sipas dëshirave të tyre në LDK.
LDK është parti me histori, me traditë dhe me përvojë politike të dëshmuar. Mbi të gjitha, është parti me Statut, që garanton rend, demokraci dhe funksionim institucional.
LDK ka qenë dhe mbetet parti që dëgjon zërin e anëtarësisë së saj dhe merr parasysh kërkesat e qytetarëve. Vendimmarrja e saj ndërtohet mbi konsultim, përgjegjësi dhe respekt ndaj atyre që me votën e tyre i japin legjitimitet politik, duke vepruar gjithmonë në përputhje me interesin e përbashkët.
Pavarësisht rrethanave, veprimet në të gjitha organet e LDK-së, si dhe veprimet e secilit zyrtar të saj, duhet dhe do të jenë plotësisht në përputhje me vlerat themelore që kjo parti i ka proklamuar që nga themelimi: lirinë dhe demokracinë.

Moneytizer Paragrafi 2