Në Dhomat e Specializuara në Hagë fillon faza përfundimtare e procesit kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi përballen në Hagë me akuza të rënda.
Ata akuzohen për krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.
Por Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe pohojnë se janë të pafajshëm.

Hashim Thaçi
Gjykata e themeluar nga Kosova