
Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së Dubravës teksa fliste mbi tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmendi edhe dy të burgosur, fati i së cilëve ishte tragjik.
Të dy, nën ndikimin e vrasjeve dhe masakrave që i shihnin çdo ditë, për të mos rënë në dorën e militantëve serb, i dhanë fund jetës.
“S’ka pas frikë por ka pasur tmerr i ardhur nga pamjet që i kanë pa. Dy të burgosur e kanë varë vetën përshkak se nuk kanë mundur ta përballojnë gjendjen.
Kanë hyp në dhomën lartë atje, me qarçafë e kanë fur vetën. Nuk kanë mujt me e pa vetën duke u vrarë ose duke u therr. 21-shi ka qenë një tmerr i përjetuar“, bëri të ditur ai.