Dy personat e plagosur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevë janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetë.
Sipas shefit të Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, bëhet fjalë për dy gra – njëra prej tyre e dyshuar për vrasjen – të cilat fillimisht kanë marrë trajtim në spitalin lokal, e më pas janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
“Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë, në gjendje të rëndë. Janë transferuar për Prishtinë. Janë në rrezik për jetë”, ka deklaruar Beqiri.
