Lajme

Dy vite burgim për të pandehurin që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me dy vite burgim të pandehurin që i ka shkaktuar dhunë fizike bashkëshortes së tij.

Departamenti i Përgjithshëm përkatësisht Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Marigona Lajqi, shpalli aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit M.K., i cili aktualisht ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

“Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri. Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të Ngjashme