Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy vjet burg për burrin që kërcënoi me vdekje presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan

Një person në Michigan është dënuar të hënën më dy vjet burg federal, pasi kërcënoi me vrasje presidentin amerikan, Donald Trump dhe zëvendëspresidentin, JD Vance, ka thënë Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Sipas departamentit, personi me emrin James Donald Vance, 67 vjeqar, postoi mesazhe në rrjetet sociale ku kërcënoi se do të vriste Trumpin dhe Vance.

Ai u shpall fajtori për kërcënimin për të vrarë ose plagosur presidentin dhe zëvendëspresidentin.

Gjykata federale në Michigan e dënoj më dy vjet burg, raporton Anadolu.

Edhe një person tjetër me emrin Richard Spring u dënuar më 18 muaj burg më 20 tetor dhe një gjobë prej 2,000 dollarë për kërcënimin për të vrarë Trumpin.