Dymbëdhjetë persona janë intervistuar më 26 shkurt 2026 lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në dy qendra të ndryshme, në Vushtrri dhe Skenderaj.
Sipas Policisë, rasti në Qendrën e Votimit në Vushtrri ka të bëjë me periudhën 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026. Lidhur me këtë rast, shtatë persona të dyshuar janë ftuar për intervistim nga organet e hetuesisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, për rastin e dytë në Qendrën e Votimit në Skenderaj, që i referohet të njëjtës periudhë kohore, pesë persona janë ftuar për intervistim. Edhe në këtë rast, pas përfundimit të procedurave hetimore fillestare, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Hetimet lidhur me të dyja rastet janë në vazhdim.
