Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dyshohet se të gjithë pasagjerët e avionit të rrëzuar në Indi kanë vdekur

242 personat të cilët ishin në bordin e fluturimit “Air India” me destinacion Mbretërinë e Bashkuar që u rrëzua në Indinë perëndimore besohet se kanë vdekur, transmeton Anadolu.

Të paktën 5 studentë vdiqën gjithashtu dhe disa u plagosën kur aeroplani u përplas në një konvikt të kolegjit mjekësor, dhe Policia e Ahmedabadit konfirmoi se 25 persona u plagosën.

Aeroplani i “Air India” që mbante 242 persona, u rrëzua në zonën rezidenciale Meghaninagar menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në shtetin perëndimor të Gujarat të Indisë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.

Linja ajrore tha se përveç dy pilotëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit të kabinës, 169 nga pasagjerët në bord ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë nga Portugalia dhe një nga Kanadaja.

Rrëzohet aeroplani në Indi, kishte mbi 200 persona në bord