Lajme

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas plagëve nga arma e zjarrit në Prishtinë

Të mërkurën në Qendrën Emergjente në QKUK vdiq një 30-vjeçar si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Bazuar në burimet e IndeksOnline, viktima është Valmir Berisha nga fshati Ruhot i Pejës.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Naser Syla, drejtor i Emergjencës në Prishtinë.

“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit.

Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, tha Syla.

Të Ngjashme