Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

 
   

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Shalë të komunës së Lipjanit, ku Blerim Mejzinolli humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti me motor.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij, ku, për shkaqe ende të panjohura, skuteri që po drejtonte doli jashtë kontrollit.

Pas aksidentit, viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Komoran, por për fat të keq, mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.