Lajme

E dhimbshme: Nesër varroset 29-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje te varrezat Hebraike në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka përfunduar tragjikisht të mërkurën mbrëma, kur Valmir Berisha nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pas një vetëplagosjeje.

Rasti ka ndodhur në zonën e njohur si Varrezat Hebraike, ku sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka përdorur një revole për të kryer aktin fatal.

Lamtumira e fundit e Valmir Berishës do t’i jepet të enjten në varrezat e fshatit Ruhot. Funerali do të nisë nga shtëpia e të ndjerit në orën 15:00.

Të Ngjashme