Aktuale

E FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina përfundon brenda hotelit në Laprakë (Video)

Një aksident i pazakontë rrugor është regjistruar në zonën e Laprakë, në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një hoteli.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me hyrjen e Hotel Relax, madje duke depërtuar pjesërisht në ambientet e brendshme të tij. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale si në automjet ashtu edhe në strukturën e hyrjes së hotelit.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të plagosur rëndë, ndërsa në momentin e aksidentit nuk ka pasur persona të tjerë të rrezikuar në zonën e hyrjes së hotelit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kanë kryer veprimet përkatëse hetimore dhe kanë mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Më pas, automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes me karroatrec.

Ndërkohë, dëshmia e drejtuesit të mjetit pritet të ndihmojë në sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident.

Të Ngjashme