Aktuale

E FUNDIT/ Hetimet për skandalin e AKSHI-t, SPAK kryen kontrolle në vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në jug të vendit!

SPAK ka zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, duke ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Jug të vendit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, kontrollet janë kryer në dy vila në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi dhe një vilë të biznesmenit Ermal Beqiri, të dy të dyshuar si të përfshirë në këtë aferë.

Aksioni është kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ndërsa në terren kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë sekuestruar materiale dhe pajisje që dyshohet se lidhen me hetimin.

Kujtojmë se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë.

Agasi dhe Beqiri akuzohen se drejtonin grupin dhe se u përfshinë në pengmarrje e afera të tjera korruptive.

ne përditësim…

Të Ngjashme